Basha: Do t’i kthejmë vendit demokracinë dhe përmes saj ndryshimin

WhatsApp Image 2021 06 11 at 19.41.09 1100x620

Lulzim Basha, në prag të zgjedhjeve të së dielës për kryetarin e Partisë Demokratike, vijoi takimet me demokratët dhe pasditen e së premtes ai u ndal në Mallakastër.

Basha u shpreh se do t’i kthejmë vendit demokracinë dhe përmes saj ndryshimin.

“Të dielën do vendosim të vazhdojmë me gjithë forcën tonë betejën kundër regjimit Rama-Doshi, do t’i kthejmë vendit demokracinë dhe përmes saj ndryshimin. Nuk dorëzohemi përballë masakrës zgjedhore. Së bashku me shumicën e shqiptarëve do sjellim ndryshimin që njerëzit duan dhe meritojnë”, tha Basha.