Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Botërori i gjimnastikës, Petrov kualifikon Shqipërinë në finale

Nga A2 CNN
11 Qershor 2021, 12:43 | Sporte të tjera
Botërori i gjimnastikës, Petrov kualifikon Shqipërinë

Matvei Petrov, gjimnasti rus i cili garon për Shqipërinë, arriti të zërë vendin e parë në fazën kualifikuese në Kupën e Botës që po zhvillohen në Osijek të Kroacisë.

Performanca e shkëlqyer e shqiptarit të natyralizuar i dhuroi 15.2 pikë në këtë garë, mjaftueshëm për t'u kualifikuar në finalen e së shtunës.

https://a2news.com/2021/05/25/gjimnasti-matvei-petrov-kualifikohet-zyrtarisht-ne-olimpiaden-e-tokios/

Një rezultat i tillë, është një shenjë premtuese e performancës që gjimnasti i cili garon edhe për ngjyrat bardheblu të klubit të Tiranës, të futet në finalet e Lojërave Olimpike Tokyo 2020.

https://a2news.com/2021/01/16/rusi-i-arte-i-shqiperise/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani