Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

DASH: Mbështesim hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pa vonesë

Nga A2 CNN
11 Qershor 2021, 12:07 | Politikë
DASH: Mbështesim hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), Ned Price, është shprehur pro hapjes pa vonesë të negociatave të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

"Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesë. Ne jemi të angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të treguar përkushtimin tonë ndaj rrugës evropiane të aspirantëve", shkroi në Twitter zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Një vendim për nisjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, që zyrtarizon edhe hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pritet të merret në Samitin e Bashkimit Europian që nis më 22 qershor.

Shanset për një vendim pozitiv janë shtuar pas zbutjes së qëndrimit të Holandës, e cila deri tani ka qenë kundër. Por problem mund të jetë qëndrimi i Bullgarisë, e cila mund të thotë “jo” për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, për shkak të mosmarrëveshjeve historike që lidhen me gjuhën dhe vetë qenësinë e kombit maqedonas.

https://a2news.com/2021/06/10/konferenca-nderqeveritare-shqiperi-be-holanda-mund-te-ndodhe-sa-me-shpejt-pritet-qe-te-kete-serish-presion-ndaj-nesh/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani