Euro 2020 gati për start, Turqi-Itali ndez Kampionatin Europian

turqi itali ndeshja hapese e euro 2020 kampionatit europian 1100x620

Pritja merr fund mbrëmjen e sotme. Kampionati Europian i futbollit është gati për start, ndërsa duhet njihte prej kohësh kampionët e rinj, por për shkak të pandemisë u detyrua të shtyhej me një vit.

Euro 2020 hapet në “Olimpico” të Romës me sfidën Turqi-Itali, një sfidë për te cilën duhet të kthehesh pas, në vitin 2006, për ta parë për herë të fundit, miqësore e cila do të mbyllej në barazim 1-1.

Italia pritet te rreshtohet sot me Donnarumma në portë, Florenzi e Spinazola nga krahët, me dyshen e Juventus Bouncci-Chiellini në qendër. Jorginho, Barrella, Locatelli do te kujdesen për mesfushën, ndërsa sulmi do t’i besohet Imobile, Insigne dhe Berardi. Të kaltrit e Roberto Mancinit janë padiskutim favoritët në këtë ndeshje, duke nisur nga kualitetet që përballen, historiku i “axurrëve” në të tillë turne, por edhe fakti që Italia nuk humb një ndeshje prej shtatorit të vitit 2018.

Nga ana tjetër është Turqia e Senol Gynesh, një skuadër që nuk duhet nënvlerësuar kurrë, sidomos kur në përbërje ka emra si Calhanoglu, apo Burak Ilmaz, kampion në Francë me skuadrën e Lilë.

Turqi-Itali nis prej orës 21:00.