FDA urdhëron Johnson & Johnson të asgjësojë 60 milionë vaksina antiCovid

Screenshot 2 11 1100x620

Administrata amerikane për Barnat dhe Ushqimet (FDA) urdhëroi kompaninë Johnson & Johnson të asgjësoje 60 milionë doza të vaksinës së saj kundër koronavirusit.

Këto vaksina janë prodhuar në fabrikën e Baltimores, e cila ka pasur disa shkelje të protokolleve shëndetësore dhe ka asgjësuar dhe më parë 15 milionë doza për shkak të një gabimi në përzierje.

Burime të ndryshme kanë deklaruar për New York Times se FDA ka kërkuar tërheqjen e këtyre vaksinave me arsyetimin se mund të jenë kontaminuar.

Zyrtarët thonë se nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar sepse të gjitha dozat e J&J të administruara në SHBA deri më tani ishin prodhuar në fabrikën e firmës Janssen në Holandë dhe jo në atë të Baltimores.