Immobile me një dedikim të veçantë pas Turqisë: Fitorja për ata që vuajtën nga koronavirusi

for10 600x338
Ciro Immobile (Lazio) - Sulmues

Një nga protagonistët e ndeshjes Itali-Turqi, Ciro Immobile është shfaqur tepër i gëzuar me suksesin e ekipit në ndeshjen hapëse të Europianit.

Autori i një goli dhe i një asisti në këtë takim ia dedikoi fitoren të gjithë njerëzve që kanë vuajtur nga pandemia e koronavirusit.

“Bëmë detyrën tonë. Duhet ta nisnim më së miri dhe ia arritëm. Fitorja 3-0 përpara tifozëve tanë ishte diçka e bukur, ua dedikojmë të gjithë njerëzve që kanë vuajtur dhe vijojnë të vuajnë nga pandemia e koronavirusit”, tha Immobile.