Kaney West dhe Irina Shayk zyrtarisht çift, Kim Kardashian habit me reagimin

 Pasi Kanye West dhe Irina Shayk u konfirmuan si një çift kur u fotografuan në një “arratisje romantike” në Francë, ka ardhur dhe reagimi i Kim Kardashian.

“Kim i ka dëgjuar të rejat për ish-bashkëshortin, por është përpjekur të mos iu kushtojë shumë vëmendje. Nëse fëmijët e saj nuk preken, për Kardashian s’ka rëndësi cila është e dashura e re e West, edhe nëse bëhet fjalë për Irina Shayk.”, raporton E!News duke vënë në dukje sa indiferente është ylli i reality-showt për këto zëra.

Kujojmë se 44-vjeçari është parë duke shëtitur me supermodelen ruse në Provence, Francë në ditën e lindjes së tij. Mësohet se çifti qëndruan në hotelin luksoz Boutique Villa La Coste, së bashku me një grup miqsh.

Reperi dhe modelja janë njohur që në vitin 2010, kur ajo u shfaq në videoklipin e këngës së tij, “Power”. 35-vjeçarja ka qenë gjithashtu pjesë e pasarelës për koleksionin e modës vjeshtë/dimër të Kanyes, në Paris, gjatë vitit 2012.