Mbërrijnë 25 mijë vaksina Sputnik V, do të përdoren si dozë e dytë

Sputnik 1100x620

Një sasi tjetër vaksinash ka mbërritur në Shqipëri. Bëhet fjalë për një kontingjent prej 25 mijë vaksinash Sputnik V,  që ndodhen tashmë pranë Institutit të Shëndetit Publik.

Vaksinat janë tashmë  në pritje për t’u shpërndarë për të gjithë personat që e kanë marrë dozën e parë të vaksinës ruse kundër pandemisë së COVID-19.

Në Shqipëri, sipas autoriteteve, është tejkaluar pragu i 800 mijë vaksinimeve ndaj pandemisë.