Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Mesazh në xhaketë, Jill Biden sjell dashuri nga Amerika

Nga A2 CNN
11 Qershor 2021, 11:36 | Showbiz

Në vizitën e tyre të parë jashtë vendit, që kur bashkëshorti i saj Joe u bë president, zonja e parë Jill Biden përcolli një mesazh të thjeshtë për botën, i shkruar në xhaketën e saj; dashuri. “Po dashuri. Mendoj se po sjellim dashuri nga Amerika. Është një konferencë globale dhe ne po përpiqemi të sjellim unitet rreth globit. Mendoj se ndjesia e shpresës dhe unitetit janë shumë të rëndësishme pas një viti pandemik”.

Jill veshi të njëjtën xhaketë edhe më shumë se dy vite më parë, kur bashkëshorti nisi fushatën presidenciale. 70-vjeçarja shquhet për stilin elegant, shpesh me ngjyra pastel apo printime që bien në sy.

Rrallë mund të shihet pa këpucët me pak takë, ndërsa kjo nuk është hera e parë që përcjell një mesazh me veshjet. Gjatë një udhëtimi në Iowa vitin e kaluar, mbante një palë xhinse të zeza ku shkruhej: Voto!

Mesazhet e Jill janë në kontrast me atë që ofroi Melania Trump gjatë një vizite në një qendër ndalimi të migrantëve në 2018, ku mbante një xhaketë me shkrimin: “Unë nuk e vras mendjen, po ti?”

A2 CNN Livestream

Dita jonë