Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Ndikimi i pandemisë, Instat: Në bujqësi 7.8% më pak të punësuar

Nga A2 CNN
11 Qershor 2021, 17:27 | Ekonomi
Ndikimi i pandemisë, Instat: Në bujqësi 7.8% më pak të

Pandemia ndikoi në shkurtimin e mbi 33 mijë vendeve të punës. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se numri i të punësuarve ra ndjeshëm në harkun kohor të një viti, me bujqësinë si sektorin më të goditur me 7.8% më pak të punësuar.

Për ekspertin Ervin Resuli, kjo rënie reflekton mungesën e politikave mbështetëse në bujqësi, që të nxisin sa më shumë përfitues dhe vende të reja pune.

“Një rënie kaq e madhe në bujqësi tregon se skemat kryesore të mbështetjes nga AZHBR nuk kanë qenë efektive dhe nuk kanë dhënë rezultatin e pritshëm. Unë mendoj se skemat mbështetëse shkojnë në pak njerëz nuk sjellin punësim. Investimet apo mbështetjet përveçse t’i rrisin ndërmarrjet presupozojnë dhe t’i forcojnë ato”, u shpreh Resuli.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani