Pjesa e parë Turqi-Itali mbyllet mes polemikave

italiaaa 1100x620

Është mbyllur në barazim 0-0 pjesa e parë e ndeshjes hapëse të Europianit mes Turqisë dhe Italisë, e cila po luhet në stadiumin Olimpico të Romës.

Italia dominoi totalisht 45 minutat e para, por nuk mundi të thyente portierin e Turqisë, i cili rezultoi vendimtar me disa pritje të tij.

Italianët pretenduan për të paktën 2 penallti, ku më evidente ishte ajo e minutës së fundit kur Spinazzola krosoi në zonë dhe topi u ndal me dorë nga një prej mbrojtësve turq. Arbitri vijoi lojën, ndërsa edhe pasi rasti u pa në VAR sërish nuk u vendos për penallti për Italinë, pavarësisht protestave që nuk munguan.