Shkencëtarët, të shqetësuar nga gjetjet e reja në Çernobil

26 prilli i vitit 1986 ishte një nga ditët më tragjike në historinë e njerëzimit. Reaktori 4 i qendrës bërthamore të Çernobilit, në Ukrainë, shpërtheu duke shkaktuar vdekjen e dy punëtorëve. Më pas, rreth 30 punëtorë dhe zjarrfikës vdiqën si pasojë e radiacionit.

Pavarësisht shifrës zyrtare të viktimave, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se efektet e këtij shpërthimi mund të kenë shkaktuar 4000 viktima nga kanceri, ndërsa organizata të tjerë pretendojnë se numri i viktimave nga pasojat e shpërthimit të reaktorit është rreth 100 000.

Banorët u evakuuan dhe reaktori u “varros” me një mbulojë mbrojtëse, por kthimi i jetës normale në zonë nuk u arrit dot. Ende sot, në Çernobil mund të dallohen qartë pasojat e asaj ngjarjeje të rëndë dhe disa prej tyre po shqetësojnë tej mase shkencëtarët.

Aktualisht, në “zonën e ndaluar” të Çernobilit ka vetëm kafshë dhe bimë të egra. Niveli i radiacionit aty është shumë i ulët tashmë dhe sipas shkencëtarit spanjoll, German Orizaola, Çernobili është kthyer në “parajsën e ujqërve”. Gjithashtu, në këtë zonë po shfaqen edhe specie të reja, si ariu i murrmë, që kishte 100 vite që nuk shihej në Çernobil.

Por, një nga kafshët më të rralla që është parë vitin e fundit në Çernobil është kali Przewalski, që ka shumë ngjashmëri me kalin prehistorik. Bëhet fjalë për kalin e vetëm të egër që ka mbetur në botë, pas zhdukjes së kësaj specieje në Azi për shkak të gjuetisë.

Sipas shkencëtarit spanjoll, ky është një shembulli më i mirë për të kuptuar se çfarë ndodh kur njeriu e lë të qetë natyrën…