Shokuese, i dyshuari plagos efektivët, qëllohet më pas nga kolegët e tij

Kamerat e trupit të një efektivi policie kanë kapur momentin shokues kur një person i dyshuar qëlloi me armë zjarri dy efektivë përpara se të neutralizohej nga kolegët e tij.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në Chicago ndërsa Bruce Lua po ndiqej nga policët pasi kishte një sinjalizim për të se qarkullonte i armatosur.

45-vjeçari po ndiqej prej qindra metrash nga policët dhe kur i bën thirrje të ndalonte, ai vijoi të ecte normalisht dhe qetësisht nxori një armë dhe qëlloi ndaj efektivit që i doli para. Më pas, të shtënat erdhën dhe nga ana e policëve duke e plagosur të dyshuarin.