Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shqipëria, pjesë e Këshillit të Sigurimit, Xhaçka: Vendim historik

Nga A2 CNN
11 Qershor 2021, 18:53 | Aktualitet
Shqipëria, pjesë e Këshillit të Sigurimit, Xhaçka:

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka e cilësoi historik vendimin e Këshillit të Sigurisë në OKB i cili zgjodhi Shqipërinë si anëtarë të përkohshme për dy vitet e ardhshme.

Përmes një reagimi në faqen zyrtare, Xhaçka shprehet se ky vendim shënon një hap të ri të marrëdhënieve 65 vjeçare mes Shqipërisë dhe OKB.

“Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB për një moment historik të marrëdhënieve 65 vjeçare të Shqipërisë me OKB: votimi si vend anëtar i Këshillit të Sigurimit për dy vitet e ardhshme”, ka shkruar në faqen e saj zyrtare ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëria u zgjodh anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një mandat dyvjeçar duke u mbështetur nga 175 vende anëtare të OKB, nga 190 vende që morën pjesë në votim.

Vendet e tjera që u bënë pjesë përkohësisht e Këshillit të Sigurisë janë Gaboni, Gana, Brazili dhe Emiratet e Bashkuara.

https://a2news.com/2021/06/11/shqiperia-behet-pjese-e-keshillit-te-sigurimit-te-okb/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli