Shqipëria ulet në OKB, Meta: I bindur se do ta përmbushë me përgjegjësi këtë detyrë

Screenshot 3 10 1100x620

Edhe presidenti Ilir Meta reagoi pas vendimit për zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Sipas Kreut të Shtetit, Shqipëria do ta përmbushë me përgjegjësi të lartë këtë detyrë dhe mision për dy vitet e ardhshme.

“Përshëndes zgjedhjen sot të Shqipërisë, anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në 65 vite anëtarësi në këtë Organizatë të rëndësishme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin global.  Sfidat janë të jashtëzakonshme dhe shumë të vështira, por shpreh bindjen se vendi ynë do të përmbushë me përgjegjësi të lartë këtë detyrë dhe mision për dy vitet e ardhshme”, shkruan Meta.