Tiranë, plagoset me thikë një 18-vjeçar

arrestim policia durres tirane 1100x620

Një 18-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e së premtes në Tiranë. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Keta”, ku shtetasi E. T., 22 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka goditur me thikë shtetasin T. D.

18-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë, policia ka shoqëruar në komisariat autorin dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.