Vajza dhe i dashuri adoleshent masakrojnë babain, pranojnë krimin në një video për YouTube

18-vjeçari Aaron Guerrero, dhe 16-vjeçarja Sierra Halseth, po përballen me një sërë akuzash, përfshirë dhe atë të vrasjes së Daniel Halseth, babait të Sierras.

Autoritetet gjetën trupin e tij të djegur në garazhin e shtëpisë në Las Vegas. Autoritetet besojnë se ata i vunë flakën për të fshehur vrasjen dhe gjithashtu përdorën një sharrë elektrike me zinxhir në një përpjekje për të copëtuar trupin e viktimës.

Dyshimet erdhën pas një videoje që policia gjeti duke kërkuar nëpër celularët e tyre, e cila nis me dy të rinjtë të shtrirë së bashku, ku pohojnë krimin e kryer.

“Mirësevini përsëri në Kanalin tonë në YouTube: Dita 3 pas vrasjes së dikujt,” thotë Guerrero në video, ndërsa të dy tregojnë tre gishta te kamera.

Në video, Guerrero bën sikur mbyt të dashurën e tij ndërsa ajo i heq sytë nga kamera. Adoleshentët u arrestuan më 13 Prill në Salt Lake City ndërsa ngjarja ka tronditur opinionin publik.