Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Këshillat për Southgate dhe De Boer vijnë me avion

Nga A2 CNN
12 Qershor 2021, 15:09 | Futboll
Këshillat për Southgate dhe De Boer vijnë me avion

Trajneri i Anglisë Gareth Southgate dhe ai i Holandës, Frank de Boer, morën të dy këshilla taktika para ndeshjeve debutuese në Euro 2020, përmes avionëve që fluturuan mbi fushën ku po stërviteshin dy skuadrat.

Të shtunën, një avion i vogël fluturoi mbi fushën stërvitore të Anglisë, duke tërhequr një parullë ku shkruhej “Shumica e golave të Kroacisë me sa duket vijnë nga e majta”. Batuta duket se i referohet vendimit të Southgate për të marrë katër mbrojtës të djathtë në skuadër. Anglia luan pikërisht kundër Kroacisë të dielën në ndeshjen e parë në grupe.

Një surprizë të ngjashme pati të shtunën edhe trajneri i Holandës, De Boer. “Frank, thjesht luaj me 4-3-3”. De Boer është kritikuar shumë për skemën 5-3-2 që përdor dhe tifozët e “Tulipanëve” duan që të rikthehet te futbolli total i i Johan Cruyff. Disa lojtarë kanë shprehur dëshirën që të rreshtohen me këtë modul në fushë, por ka pak gjasa që De Boer të ndjekë këshillat e tyre.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani