Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kostume dhe atmosferë festive, Korça hap sezonin me Karnavalet

Nga A2 CNN
12 Qershor 2021, 14:27 | Sociale

Mbi 400 persona kanë dalë në rrugët kryesore të qytetit juglindor në paradë, duke u dhënë mundësinë korçarëve dhe të huajve për të bërë fotografi dhe shijuar atmosferën.

Këta të fundit shprehin entuziastë e të gëzuar.

"Jemi nga Polonia dhe Ukraina dhe vendosëm të vinin në Korçë sot për të parë festën e karnavaleve dhe për të parë se çfarë do të ndodhë. Gjithçka duket kaq bukur, të gjithë janë kaq të buzëqeshur, njerëzit janë bërë shumë të bukur kështu që mendojmë se do të jetë ditë fantastike. Ne e humbëm herën e kaluar këtë festë ndaj jemi të lumtur që jemi këtu këtë vit ", shprehet një çift polak.

"Unë jam nga Gjermania, nga Freiburgu. Jam këtu në Shqipëri dhe me pëlqen shume Korça. Nuk i prisja këto karnavale, karnavale të mëdha dhe shumë të vjetra për përmbajtjen e tyre. Është e mrekullueshme mënyra sesi ju festoni.”, shprehet një turist gjerman.

Marku Stocher, shtetas amerikan i cili jeton prej vitesh në Kolonjë tregon se është duke u argëtuar, ndërkohë që me vete ka një grup të madh kolonjar. Ai tregon se këtë vit këto karnavale do të mbahen dhe në Kolonjë.

"Jemi kolonjarë të gjithë, shiko këta kolonjarë në karnavale sepse jemi një rreth të gjithë. Po kënaqemi. Është një ditë e bukur, shiko diellin sa shkëlqen, sa gjë e bukur. Do behet dhe në Kolonjë, është e sigurte po fillojmë këtu dhe hajdeni dhe andej"

Pjesë e kostumeve kanë qenë personazhet vizatimorë, komikë dhe televiziv.

"Them se i përshtatet duke marrë parasysh se kemi qenë 500 vite të nënshtruar ndaj otomanëve. Thamë të sjellim diçka dhe rigjenerojmë atë fabulën", shprehet një person i veshur si sulltan.

Karnavali nisi mëngjesin e sotëm e do të kulmojë në mbrëmje me një “street party” Carnaval në Pazarin e Vjetër të Korçës dhe paradën në bulevardin kryesor të qytetit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë