Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rusia: Samiti Biden-Putin i nevojshëm për përmirësimin e raporteve

Nga A2 CNN
12 Qershor 2021, 10:18 | Bota
Rusia: Samiti Biden-Putin i nevojshëm për përmirësimin e

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të takohet në Gjenevë me homologun amerikan, Joe Biden, brenda pak ditëve. Kremlini e shikon këtë si mundësinë e vetme për përmirësimin e marrëdhënieve, që kanë arritur pikën më të ulët në shumë vite.

“Që prej fillimit kemi vënë re që presidenti Putin do të jetë I hapur ndaj çdo alternative, ai mund dhe do të jetë I gatshëm për një konferencë të përbashkët…Arsyeja kryesore për të është marrëdhënia e dobët shtetërore mes dyja vendeve tona. Një nivel I tillë raportesh ka nevojë për një samit mes shteteve tona pasi është e vetmja mënyrë për të vlerësuar situatën në marrëdhënien tonë dhe për të parandaluar një degradim të mëtejshëm”, tha Dmitri Peskov, zëdhënës i Kremlinit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë