Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Të shtëna masive në Teksas, 13 të plagosur

Nga A2 CNN
12 Qershor 2021, 18:45 | Bota

Të paktën 13 persona u plagosën të shtunën, gjatë të shtënave në Ostin të Teksasit (SHBA).

Dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, thanë autoritetet.

Policia njoftoi se të shtënat kanë ndodhur në një zonë të izoluar dhe për momentin po hetohet për një luftë mes bandash, por nuk dihen ende rrethanat.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka pasur 17 episode të tilla vetëm gjatë këtij viti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë