Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Kontrabandë me ilaçe, arrestohet 30-vjeçari në Kakavijë

Nga A2 CNN
13 Qershor 2021, 09:03 | Kronikë
Kontrabandë me ilaçe, arrestohet 30-vjeçari në

Policia Kufitare e Kakavijës ka goditur një rast të kontrabande me medikamente mjekësore, duke sekuestruar një sasi të konsiderueshme ilaçesh të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës. Policia njofton se ka arrestuar poseduesin e ilaçeve, 30-vjeçari nga Fieri me iniciale D. K., në kamionin e të cilit u gjetën ilaçet kontrabandë. Ato ishin fshehur në kabinën e kamionit të ndara në 4 qese, me një vlerë totale prej 2200 eurosh.

Njoftimi i Policisë

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar një mjet kamion që drejtohej nga shtetasi D. K.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore dhe shërbimet e Frontex-it, gjetën të fshehura në kabinën e kamionit 4 qese, brenda të cilave kishte medikamente mjekësore (ilaçe) me vlerë totale 2 200 euro, të pa shoqëruara me dokumentacionin përkatës.

Pas veprimeve të kryera hetimore, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin D. K, 30 vjeç, banues në Fier.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Kontrabanda me mallra të licencuar".

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani