Parashikimi i motit: 13 qershor 2021

Parashikimi i motit 1100x620

Paraditja e kësaj të diele vijon e kthjellët në jug dhe pjesën më të madhe të zonave qendrore, ndërsa veriu mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Sërish mesdita fuqizon vranësirat në territor duke sjellë edhe rrebeshe të izoluara në veri dhe zonat lindore, ndërsa bregdeti vijon me kthjellime e vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit rriten me 2°C në mëngjes e mesditë duke variuar nga 10 ne 32°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi verior deri në mesditë kur era forcohet në det të hapur dhe gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa dallgëzimi në brigje ngjitet mbi 3 ballë, por deri 5 ballë në kanalin e Otrantos.