Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shehaj denoncon zgjedhjet në PD: Po kompromentohen, vëzhguesit e mi po përjashtohen

Nga A2 CNN
13 Qershor 2021, 11:51 | Politikë
Shehaj denoncon zgjedhjet në PD: Po kompromentohen, vëzhguesit e mi po

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka denoncuar se në një pjesë të madhe të qendrave të votimit vëzhguesit e tij janë përjashtuar dhe po pengohen që të monitorojnë procesin.

“Në degët 5, 10 dhe 15 në Tiranë vëzhguesit e mi janë përjashtuar ose nuk janë lejuar të hyjnë në ambientet e votimit. Procesi i votimit në këto degë po komprometohet rëndë, sepse po zhvillohet pa praninë e vëzhguesve tanë dhe po administrohet nga përfaqësuesit e një kandidati.”

Shehaj thekson se vëzhguesit në terren kanë evidentuar se janë mijëra anëtarë të Partisë Demokratike të cilët janë përjashtuar nga lista e përgatitur nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve i PD-së. Kurse në Durrës, sipas Shehajt  është shtuar një listë e re votuesish përveç listës që është dërguar nga selia qendrore në Tiranë, ndërsa në Devoll po votohet masivisht pa kontroll.

“Vëzhguesit e mi të pranishëm po mbahen larg dhe nuk po iu lejohet që të verifikojnë nëse ata që po votojnë kanë të drejtë të votojnë apo jo. Pra nëse janë në lista apo kanë kartë anëtarësie. Kjo gjë po ndodh aktualisht në degët  2, 7, 12, 16 të Tiranës, në Delvinë, Patos, Devoll, Shkodër, Librazhd, Dibër, Berat. Madje në Devoll dhe Dibër po i lejojnë të votojnë masivisht pa asnjë kontroll. Vëzhguesit tanë nga terreni kanë evidentuar se janë mijëra anëtarë të Partisë Demokratike të cilët janë përjashtuar nga lista e përgatitur nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve i PD-së. Në Durrës kanë shtuar një listë të re votuesish përveç listës që është dërguar nga selia qendrore në Tiranë”.

Agron Shehu bën të ditur se ekipi i tij është duke mbledhur  fakte e të dhëna për të gjitha shkeljet dhe parregullsitë.

Sipas tij votimi ka nisur me një standard shumë të ulët demokratik, ndërsa u bën thirrje demokratëve të thjeshtë që të luftojnë për votën e tyre dhe të mos lejojnë askënd që t’u heqë të drejtën për të votuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë