Zetori përplaset me një automjet në autostradën Lezhë – Shkodër, dy të plagosur

Përditësuar më: 13/6/2021, ora 11:04

Zetori përplaset me një automjet në autostradën Lezhë – Shkodër, dy të plagosur

Përditësuar më: 13/6/2021, ora 11:04

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta pas mesnatës në autostradën Lezhë – Shkodër, në afërsi të fshatit Piraj. Nga përplasja e dy automjeteve janë plagosur dy persona.

Nga burimet në vendngjarje mësohet se në aksident janë përfshirë një zetor dhe një automjet tip Wolkswagen.

Të aksidentuarit janë dërguar në spitalin e Lezhës.