Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Zgjedhjet për kryetar të PD, Kadilli: Gara u mbyll siç u nis, e pabarabartë

Nga A2 CNN
13 Qershor 2021, 12:37 | Politikë
Zgjedhjet për kryetar të PD, Kadilli: Gara u mbyll siç u nis, e

Kandidati Fatbardh Kadilli votoi gjithashtu në selinë qendrore të PD-së. Ai ftoi të gjithë anëtarët të bëhen pjesë e procesit, i cili, sipas tij, po mbyllet ashtu siç filloi, i pabarabartë.

“Është një moment shumë i rëndësishëm për PD dhe anëtarët e sak. I ftoj të gjithë të marrin pjesë në votim sepse sot tregojmë që e duam këtë parti dhe duam që të ringrihet. Gara u mbyll siç u nis, e pabarabartë, por jam i lumtur që ndeza shkëndijën e parë të garës. Ky është kontributi im i parë dhe në vazhdim manifesti politik për ringritjen e PD-së do të jetësohet dita ditës për ta bërë këtë parti, të pasur, ta hapur bashkuese dhe fituese”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani