Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Memorandumi Blinken – Rama, Nesho: 5G ka rëndësi për SHBA, kryeministri po e përdor

Nga A2 CNN
14 Qershor 2021, 20:34 | Politikë
Memorandumi Blinken – Rama, Nesho: 5G ka rëndësi për SHBA,

Kryeministri Rama firmosi të dielën me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken memorandumin për implementimin e 5G-së në Shqipëri. Por çfarë është teknologjia 5G dhe si u interpretua takimi mes Rama-Blinken?

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken u angazhua personalisht për firmosjen e memorandiumit për koordinimit e 5G-së me kryeministrin Rama.

Mediatikisht kjo u lexua si një mbështetje politike për qeverinë shqiptare, por për ish-ambasadorin e Shqipërisë, në OKB, Agim Nesho angazhimi personal i Blinken në këtë marrëveshje, tregon vëmendjen e SHBA-ve për çështjen e 5G-së.

Sipas Neshos, këto lloj takimesh kreut të qeverisë i shërbejnë të hequr vëmendjen nga situata politike në vend dhe jo vetëm.

Por çfarë është 5G-ja dhe në çfarë konsiston ky memorandum.

Semanaj shpjegon se Kina është më e përparuar në këtë teknologji, ndërsa Amerika insiston për sigurinë.

Çështja e  5G-së  është shndërruar në konflikt diplomatik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të AMerikësd dhe Kinës, ku amerikanët akuzojnë kinezët se nëpërmjet kësaj teknologjie kërkojnë të ndikojnë në të dhënat e qytetarëve në shtete të ndryshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë