Nis shembja e ndërtimeve pa leje në Shëngjin

Përditësuar më: 14/6/2021, ora 21:50
shengjin ikmt

Nis shembja e ndërtimeve pa leje në Shëngjin

Përditësuar më: 14/6/2021, ora 21:50

Aksioni i Inspektoratit për Kontrollin dhe Mbrojtjen e Territorit (IKMT) për shembjen e ndërtimeve pa leje ka mbërritur dhe në plazhin e Shëngjinit.

Puna ka nisur në zonën e quajtur “Rana e Hedhun”, për të vijuar më pas në të gjithë bregdetin. Sipas të dhënave, janë rreth 10 objekte në plan për t’u shembur në kuadër të këtij aksioni, në Ranën e Hedhur, Shëngjin, Tale dhe Patok.

Në mbështetje të IKMT ka qenë dhe policia dhe Inspektorati Vendor i Bashkisë Lezhë.