Parashikimi i motit: 14 qershor 2021

Parashikimi i motit 1100x620

Moti i kthjellët në të gjithë vendin deri në mesditë, kur vranësira kalimtare shfaqen në territor, por më të shpeshta në zonat malore ku nuk mungojnë momentet e shkurtra me shira.

Pasditja dhe në vijim sjellin kthjellim të motit në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit ulen me rreth 2°C në mëngjes e mesditë duke luhatur dy vlerat ditore nga 8 në 29°C.

Problematike paraqitet era në tokë dhe në det, ku gjatë gjithë ditës do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi verior, duke krijuar në brigje dallgëzim mbi 4 ballë.