Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti takohet me Vuçiç në Bruksel

Nga A2 CNN
15 Qershor 2021, 08:10 | Kosova
Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti takohet me Vuçiç në Bruksel

Sot në Bruksel do të zhvillohet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Takimi i nivelit të lartë për dialogun mes dy vendeve do të lehtësohet nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë, Josep Borrell, i cili do të mbështetet nga përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Borrell do të ketë fillimisht takime të ndara me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, ndërkaq rreth orës 10:30 pritet të nisë takimi trepalësh.

A2 CNN Livestream

Dita jonë