Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dita e “mallkuar” e Europianit, jo vetëm Eriksen, ylli i Belgjikës pësoi 6 fraktura

Nga A2 CNN
15 Qershor 2021, 15:40 | Futboll

Pasditen e së shtunës, Christian Eriksen, pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlandës, duke bërë që vëmendja të largohej nga futbolli i luajtur. Megjithatë, danezi nuk ishte i vetmi që pësoi një problem të rëndë shëndetësor, pasi në mbrëmje, Timothy Castagne i Belgjikës la fushën e lojës pasi u përplas me një prej kundërshtarëve rus.

Edhe pse ai u zëvendësua, fillimisht nuk u mendua për një dëmtim të rëndë, por pas kontrolleve mjekësore, u zbulua se lojtari ka pësuar 6 fraktura në kokë, pranë syrit. Ai do të operohet këtë të martë dhe operacioni pritet të zgjasë nga 2 deri në 4 orë.

Edhe për të, Kampionati Europian duket i mbyllur. Mjekët dhanë shpresa, por trajneri i Belgjikës tha se rikuperimi i mbrojtësit për finalen e Wembley, nëse Belgjika do ta arrijë, duket i pamundur.

A2 CNN Livestream

Dita jonë