Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dy rekordet që Ronaldo mund të thyejë kundër Hungarisë

Nga A2 CNN
15 Qershor 2021, 14:14 | Futboll
Dy rekordet që Ronaldo mund të thyejë kundër Hungarisë

Ndeshja kundër Hungarisë do të jetë shumë e rëndësishme për Portugalinë dhe objektivin e saj, si kampione në fuqi, për të mbrojtur titullin kampion.

E vendosur në grupin “e ferrit” bashkë me Gjermaninë dhe Francën, Portugalia do të kërkojë 3 pikët e para, për të shkuar me më shumë besim te dy ndeshjet e tjera, dukshëm më të vështira.

“Do të jetë një ndeshje e bukur. Skuadra është përgatitur. Është ndeshja hapëse për Portugalinë dhe do të jetë një takim i vështirë. Do të luajmë në një stadium të bukur, ku do të jetë plot me tifozë hungarez. Por ne jemi përgatitur dhe ajo çfarë ne duam është të nisim me këmbë të mbarë”, tha Cristiano Ronaldo para ndeshjes.

Kapiteni portugez në këtë ndeshje mund të thyejë dy rekorde personale, atë të numrit më të madh të golave të shënuar në Kampionatet Europiane, që momentalisht e ndan me Michel Platini, pasi të dy kanë realizuar 9 herë në këtë turne, si dhe të lojtarit që merr pjesë në më shumë edicione. Deri tani, Ronaldo ka luajtur në 4 turne, dhe kur të zbresë në fushë këtë të martë do të luajë në turneun e pestë kontinental.

“Ndihem i lumtur. Siç e kam thënë dhe më parë, rekordet janë bërë për t’u thyer. Por jam i fokusuar për të fituar ndeshjen nesër dhe të ndihmojë Portugalinë. Edhe nëse nuk fitojmë këtë ndeshje do të fitojmë ndeshjen e radhës, por më e rëndësishmja është të nisim me këmbë të mbarë, dhe rekordet do të vijnë”, tha ylli portugez.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani