Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Epoka e "Keeping Up With the Kardashians", producentja zbulon disa sekrete

Nga A2 CNN
15 Qershor 2021, 12:07 | Lifestyle

"Keeping Up With the Kardashians" i erdhi fundi pas 15 vitesh në transmetim. Producentja Farnaz Farjam zbuloi disa sekrete, duke rrëfyer për herë të parë se cila nga motrat preferonte të ishte në qendër të vëmendjes, cila nuk preferonte të filmohej dhe cila ishte krejt e natyrshme para kamerave.

Sikurse pritej, Farjam tha për Hayu.com se Kim Kardashian e donte të gjithë kohën e saj para kamerave, ndërsa Kylie ishte më e tërhequra.

 “Unë do të thoja që Kylie Jenner pëlqen të filmohet më pak, por ajo në fakt është më e pranishme në sezonin e fundit, ndoshta sepse ishte sezoni i 20-të dhe po mbaronte”, tha ajo.

Sipas raporteve, Khloe Kardashian shfaqet në 238 episode, duke mundur Kim, e cila shfaqet në 237 episode. Nga pesë motrat dhe mamaja Kris Jenner, Kylie vjen e fundit, duke u shfaqur në vetëm 196 episode.

Ndërkaq, Kourtney u largua nga shfaqja në vitin 2019, pasi dëshironte të bënte një hap prapa nga "KUWTK" për t'u përqëndruar në rritjen e tre fëmijëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë