Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Kundërshtohet projekti, ura e madhe në Kukës ‘’izolon’’ qytetin

Nga A2 CNN
15 Qershor 2021, 14:16 | Aktualitet
Kundërshtohet projekti, ura e madhe në Kukës

Projekti i Urës së Re mbi lumin Drin i Zi në hyrje të qytetit të Kukësit, si pjesë e rrugës së Kombit ka ngritur shqetësimin e banorëve të Kukësit, shoqërisë civile, biznesit dhe madje edhe vetë Bashkisë së qytetit.

Projekti parashikon shmangien e hyrjes në Kukës përmes urës ekzistuese dhe ndërtimin e një rrethrrotullimi të madh në Gostile, duke e orientuar trafikun drejt qendrës së qytetit. Rifat Demalija, drejtuesi i Qendrës për Progres Rinor, kërkon reagimin e qytetarëve dhe pushtetit lokal, pasi ky projekt do të sjellë pamundësimin e jetesës në këtë qytetit.

Ky projekt ka ngjallur reagimin edhe të komunitet të biznesit në Shkodër. Po ashtu, edhe Bashkia e Kukësit është në të njëjtën linjë shqetësimi me banorët dhe grupet e interesit të qytetit verior.

Tanimë pritet që shqetësimit e grupeve të interesit në Kukës, të marrin një përgjigje nga Ministria, në lidhje me projektin që ka shqetësuar të gjithë qytetin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani