Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“Mllefi i adresuar ndaj Bashës dhe procesit në PD”, Vokshi: Do të ishte mirë që ky pasion të orientohej te 25 prilli

Nga A2 CNN
15 Qershor 2021, 14:27 | Politikë
“Mllefi i adresuar ndaj Bashës dhe procesit në PD”,

E ftuar në Ditarin e orës 13:00 në A2, Albana Vokshi, deputete e zgjedhur e PD-së, komentoi ndër të tjera edhe zgjedhjet e 13 qershorit në PD, ku Basha u rizgjodh kryetar, por procesi u shoqërua nga akuza të shumta nga kundërshtarët.

Vokshi u shpreh se do të ishte mirë që mllefi ndaj procesit në PD të orientohej ndaj zgjedhjeve të 25 prillit.

“Konkurrenca është shtyllë kryesore në PD, pasi kjo parti është ngritur mbi bazën e vlerave europiane. Është një garë e cila është mohuar në PS që prej momentin kur kjo parti është marrë nga Edi Rama. Pjesëmarrja e lartë në votimet e së dielës, kur vinim pas 25 prillit, dëshmon se demokratët janë më të fortë dhe dinë të përballojnë shumë sfida, sikurse ishte ajo e datës 25. Nuk dua të komentoj opinionet apo deklaratat e zotit Nishani. Nuk më vjen mirë që ka pasur shumë mllef të adresuar, të orientuar, ndaj Bashës apo ndaj procesit të zgjedhjeve brenda partisë. Do të dëshiroja që ky lloj pasioni për të hedhur baltë mbi procesin e brendshëm të orientohej ndaj 25 prillit, që ishte një masakër e vërtetë.

Nishani është kryetari i Këshillit Kombëtar. Ai ka qenë i pranishëm në të gjitha vendimmarrjet. Anëtarët e kryesisë, ku është edhe Kadilli, ka qenë pjesë e procesit vendimmarrës. Vendimet kanë qenë unanime. Nëse je ndryshe brenda dhe ndryshe jashtë, kjo tregon se ka diçka që nuk shkon”, tha Vokshi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani