Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Pas takimit me Kurtin, Vuçiç për A2: Dialogun nuk e ndalojmë kurrë

Nga A2 CNN
15 Qershor 2021, 12:55 | Kosova
Pas takimit me Kurtin, Vuçiç për A2: Dialogun nuk e

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, foli për A2 pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. I pyetur nga gazetarja e A2 në Bruksel, Rosalba Bejdo, nëse Serbia do të ndërpresë dialogun në rast se Kosova nuk pranon të zbatojë marrëveshjen e Asociacionit, ai konfirmoi se nuk do ta ndalojë kurrë dialogun, ndërsa akuzoi Prishtinën se po kërkon diçka të tillë.

“Kurrë nuk do ta ndalojmë dialogun. Ka padyshim obligime të mëdha në anën e Prishtinës, gjë e cila do të thotë se ata duhet të përmbushin dhe të implementojnë gjithçka që kemi nënshkruar deri më tani. Kjo është njohur dhe pranuar nga të dy përfaqësuesit europianë. Duke folur aty mësuam se Jezusi ka lindur më 14 shkurt, nuk e dija këtë. Jezusi ka lindur më 14 shkurt, kur Kurti fitoi zgjedhjet. Sinqerisht nuk e dija këtë, por e dëgjova sot. Është në rregull nëse ai e beson atë gjë. Biseduam sot dhe patëm negociata të rëndësishme. Por ato që janë nënshkruar duhet të zbatohen. Ne pranuam sot të diskutojmë çështjen e personave të zhdukur”, tha presidenti serb.

https://www.facebook.com/A2CNN/videos/535582660784065

Vuçiç dhe Kurti u takuan për herë të parë këtë të martë që prej marrjes së drejtimit të qeverisë nga ana e kryeministrit të Kosovës. Biseda u zhvillua në ambientet e Komisionit Europian dhe u ndërmjetësua nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, dhe nga i emëruari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Përballja e parë mes tyre erdhi pas takimeve konsultuese bilaterale, fillimisht Kurti me Borrell dhe Lajçak, e më pas Vuçiç. Në këtë tryezë po diskutohen tema të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa Brukseli shpreson dhe punon drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare mes palëve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani