Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Takimi Kurti-Vuçiç, Borrell: Diagolu s'do jetë i lehtë, por duhet të vazhdojë

Nga A2 CNN
15 Qershor 2021, 10:15 | Kosova
Takimi Kurti-Vuçiç, Borrell: Diagolu s'do jetë i

Ditë e rëndësishme sot në Bruksel për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për politikë të jashtme, Joseph Borrell, tha se pret që takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiç, të shkojë mirë dhe theksoi rëndësinë e bisedimeve për normalizimin e raporteve.

“Është kënaqësi të presim në Bruksel presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës së tyre në Bruksel në fund të prillit. Në këtë moment, I inkurajojmë të vazhdojnë të takimet e dialogut pa vonesa dhe të sjellin rezultate të qarta, pavarësisht gjitha vështirësive. E di se dialogu nuk do të jetë i lehtë, por ky proces me angazhimin e dy palëve është i nevojshëm për të mirën e njerëzve në Kosovë dhe Serbi. Ta bëjmë të qartë se dialogu është më i miri për të ardhmen europiane të dy vendeve. Ndërkohë, ai ka sjellë rezultate të rëndësishme për qytetarët e Kosovës. Do ta marr vetëm një shembullin e integrimit të Policisë së Kosovës dhe sistemit të drejtësisë në Veri në sistemin e Kosovës, si dhe anëtarësimin dhe pjesëmarrjen në organizata dhe iniciativa regjionale dhe ndërkombëtare.

Unë dhe Bashkimi Europian kemi investuar që të shohim progres të shpejtë që më në fund t’i lëmë pas të këqijat dhe të arrijmë një marrëveshje ligjore për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe ta bëjmë realitet të ardhmen europiane. Ky është një momentum iri për dialogun, andaj duhet ta shfrytëzojmë atë. Është një momentum i ri për gjithë rajonin andaj duhet t’i shohim të gjitha mundësitë, jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por për të gjithë rajonin, sepse marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve janë shumë të rëndësishme për stabilitetin e tërë rajonit, për stabilitet afatgjatë, për progres ekonomik.”, tha Borell.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani