Biden dhe ekipi amerikan monitorojnë nga afër konferencën për media të Putin

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 18:04 | Bota
Biden dhe ekipi amerikan monitorojnë nga afër konferencën

Ndërsa presidenti Joe Biden dhe ekipi i tij grumbullohen përpara konferencës së tij për shtyp, ata po monitorojnë nga afër konferencën për shtyp të presidentit rus Vladimir Putin.

Sipas një zyrtari amerikan të cituar nga CNN, Biden po sheh sesi presidenti rus e kornizon takimin dhe a ka ndonjë gjë specifike për të cilën presidenti amerikan duhet të shtyhet në mënyrë proaktive kur të jetë radha e tij, thotë një zyrtar amerikan.

Mundësia për ta bërë këtë ishte një nga arsyet që pala amerikane dëshironte të shkonte e dyta me konferencën e tyre për shtyp.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu