Biden i dhuron Putinit dy simbole të kulturës amerikane në Gjenevë

Publikuar më: 16/6/2021, ora 19:29
biden putin takimi zvicer a2 cnn news lajme 1 772x579

Biden i dhuron Putinit dy simbole të kulturës amerikane në Gjenevë

Publikuar më: 16/6/2021, ora 19:29

Presidenti amerikan Joe Biden i ka dhënë homologut rus Vladimir Putin dy dhurata që përfaqësojnë kulturën amerikane, si pjesë e samitit të tyre në Gjenevë, tha Shtëpia e Bardhë.

Sipas raportit të fundit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Biden i dhuroi presidentit rus “një palë syze aviator me porosi të bërë nga Randolph USA” dhe një “skulpturë kristali të një bizoni amerikan”.

Presidenti amerikan është fotografuar shpesh me syze dielli aviator, ndërsa është duke udhëtuar.