Biden: Putin do t’i përmbahet paralajmërimeve. Gjëja e fundit që ai do tani është një Luftë e Ftohtë

Publikuar më: 16/6/2021, ora 19:51
65090e38 2f75 4dfd ab35 3b6df092e582 1024x520

Biden: Putin do t’i përmbahet paralajmërimeve. Gjëja e fundit që ai do tani është një Luftë e Ftohtë

Publikuar më: 16/6/2021, ora 19:51

Presidenti amerikan dukej i sigurt se Putini do t’i përmbahej paralajmërimeve të tij, duke thënë, “Unë mendoj se gjëja e fundit që ai dëshiron tani është një luftë e ftohtë”.

Një reporter e pyeti presidentin Joe Biden sesi reagoi Vladimir Putin në rast se administrata e tij do të përgjigjej nëse do të kishte një sulm kibernetik rus në infrastrukturën kritike të SHBA.

“Unë i tregova atij se ne kemi aftësi të konsiderueshme kibernetike dhe ai e di atë” tha Biden. “Unë theksova, nëse ato shkelin normat themelore, ne do të përgjigjemi”.

Biden vuri në dukje se ai i dha presidentit rus një listë me 16 subjekte kritike të infrastrukturës që duhet të ishin jashtë kufijve për sulme, qoftë kibernetike apo të ndryshme.

Joe Biden minimizoi faktin që takimi i tij me Vladimir Putin ishte më i shkurtër nga sa kishte parashikuar Shtëpia e Bardhë. Bisedimet midis Biden dhe Putin zgjatën për rreth tri orë e gjysmë, ndërsa zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se ata prisnin që samiti të mbaronte pas katër deri në pesë orë.

Sipas Biden gjatë këtyre orëve në takim u shtruan të gjitha çështjet në tavolinë. Biden theksoi se ishte një arritje e jashtëzakonshme për të dy udhëheqësit botërorë që të bashkoheshin për çdo kohë, dhe ata ndiheshin të kënaqur me diskutimin pas disa orësh.

“Ishte një takim rreth 3 orë e gjysmë dhe ishte e përshtatshëm. Ishte koha për të biseduar për të gjitha çështjet në tavolinë. Ky takim dha frytet që të gjithë uronin. Ajo që parashikohej ishte ballafaqimi i parimeve tona”.

Duke konfirmuar vërejtjet e mëparshme të Putinit rreth tonit respektues të takimeve, Biden tha: “Nuk kishte kërcënime të asnjë tipi, por u thanë pasojat”.