Borrell: BE të përgatitet për përkeqësim të mëtejshëm në marrëdhëniet me Rusinë

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 19:22 | Bota
Borrell: BE të përgatitet për përkeqësim të

Bashkimi Europian duhet të përgatitet për "një rënie të mëtejshme" në marrëdhëniet e saj me Rusinë e Vladimir Putin. Këtë paralajmërim bëri përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell, pas takimit mes presidentit amerikan Joe Biden dhe atij rus Vladimir putin.

Josep Borrell zbuloi një strategji që synonte të hartonte një kurs për marrëdhëniet BE-Rusi. Sipas tij lidhjet midis dy palëve kanë arritur një nivel të ulët pas luftës së ftohtë pas sulmeve kibernetike të orkestruara nga Kremlini dhe ndërhyrjeve në zgjedhje, konfliktit të ngrirë në Ukrainën lindore dhe helmimit dhe burgosjes së politikanit të opozitës Alexei Navalny.

"Ne besojmë se një partneritet i ri që na lejon të realizojmë potencialin e plotë të një bashkëpunimi të ngushtë me Rusinë është një perspektivë e largët," u tha Borrell gazetarëve.

“BE-ja duhet të jetë realiste dhe të përgatitet për përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve tona me Rusinë, të cilat tani janë në nivelin më të ulët. Dhe kjo rënie e mëtejshme është perspektiva më e mundshme për kohën".

Ndërsa Brukseli është përballur me thirrje për të forcuar sanksionet në rrethin e ngushtë të Putinit, Borrell tha se shpresonte të shmangte masat e tjera kufizuese, sepse kjo do të sinjalizonte një përkeqësim të vazhdueshëm të marrëdhënieve.

A2 CNN Livestream

A2 Business