Funari, pika turistike në Elbasan pa rrugë

Publikuar më: 16/6/2021, ora 10:57
KR Funari pa rruge frame 829 1024x576

Funari, pika turistike në Elbasan pa rrugë

Publikuar më: 16/6/2021, ora 10:57

Funari është një prej zonave ku natyra është treguar mjaft bujare në rrethin e Elbasanit. Liqenet, pyjet me pisha dhe ajri i pastër tundojnë çdo kënd për ta vizituar, madje javët e fundit edhe drejtuesit lokalë kanë ftuar qytetarët që të vizitojnë pikën turistike të funarit. Por sa i aksesueshëm është ky destinacion?

Kushdo që ka shkuar të thotë që nuk është e lehtë apo kënaqësi të përshkosh rrugën drejt Funarit. Një pjesë e rrugës është e paasfaltuar, ndërsa pjesa tjetër që ka asphalt, duket që nuk ka patur farë mirëmbajtje, me pjesë rruge të shembura dhe dhera të rrëzuara. Ata që mbërrijnë pranë liqeneve vlerësojnë natyrën, por nuk harrojnë të theksojnë rrugën.

Ndërsa për banorët e zonës që e vuajnë më shumë mungesën në një rugë, kjo situatë ka vite të tëra që vetëm degradohet dhe askush nuk kujdeset të paktën për ta mirëmbajtur.

Si gjithmonë, premtimet e bëra para çdo fushate nuk I kanë dhënë zgjidhje kësaj problematike, ndërsa së fundmi është premtuar që rruga drejt Funarit do të riparohet si pjesë e projektit të rrugës, Funar-Dopaj Tiranë.