Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Holanda ndez dritën jeshile për Shqipërinë: Parlamenti ra dakord që të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 13:00 | Aktualitet
Holanda ndez dritën jeshile për Shqipërinë: Parlamenti ra

Ambasada holandeze në Tiranë konfirmoi se Holanda ka rënë dakord për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.

Ambasada njofton se shumica e parlamentit ra dakord, dhe shton se procedura do të finalizohet nesër me votimin e mocioneve të mundshme të ngritura nga partitë apo grupet parlamentare.

“Sot, shumica e parlamentit ra dakord që të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, pas miratimit të kuadrit negociator. Procedura do të finalizohet nesër me votimin e mocioneve të mundshme të ngritura nga partitë apo grupet parlamentare”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

"Qeveria holandeze është e kënaqur që është krijuar një kuadër negociues i qartë dhe i qëndrueshëm për negociatat e pranimit midis BE-së dhe Shqipërisë. Qeveria pret me kënaqësi mbajtjen e të parës Konferencë Ndërqeveritare si një nisje zyrtare e negociatave, një trajektore intensive në të cilën reformat në fushën e sundimit të ligjit, shtetit të së drejtës, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe fuqizimit të mëtejshëm të institucioneve demokratike do të mbeten prioritete kyçe", thotë ambasada.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani