Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Incidenti që nuk u pa, hyri me parashutë para ndeshjes Francë-Gjermani dhe lëndoi dy persona

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 08:11 | Futboll

Të paktën 2 persona u dërguan në spital me plagë të lehta në kokë pasi një aktivist i Greenpeace hyri në ambientet e Allianz Arena, në prag të nisjes së ndeshjes mes Francës dhe Gjermanisë, e vlefshme për kampionatin europian të futbollit.

Aktivisti hodhi në fushë një top ku kishte një parullë kundër një prej sponsorëve të kompeticionit, por papritmas humbi kontrollin e parashutës nga kamerat “spider” dhe u ul me vështirësi në fushë.

Gjatë uljes, disa pjesë të helikës shtytëse ranë mbi spektatorët duke lënduar dy prej tyre. Madje dhe trajneri francez Deschamps shpëtoi për mrekulli nga një copë metalike.

https://twitter.com/MaxMerrill_/status/1404876755685552131

A2 CNN Livestream

Dita jonë