Nis takimi Biden–Putin në “tokë neutrale”, Zvicra uron të kenë “një dialog të frytshëm”
Nis takimi Biden–Putin në “tokë neutrale”, Zvicra uron të kenë “një dialog të frytshëm”
Presidenti amerikan Joe Biden dhe ai rus, Vladimir Putin po mbajnë takimin e parë ballë për ballë në një samit historik në Gjenevë të Zvicrës.
Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se në këtë takim do të kërkojë “të rivendosë parashkiueshmërinë dhe stabilitetin në marrëdhëniet SHBA-Rusi”. Në përfundim të takimit Biden do të mbajë një konferencë për mediat.
Në fillim të takimit të dy presidentët realizuan edhe foton e parë të përbashkët, ku qëndruan në këmbë para VIlës “de la Grange”, bashkë me presidentin zviceran Guy Parmelin, i cili i uroi të dy udhëheqësit që të kenë “një dialog të frytshëm”.