Presidentët e SHBA ndryshojnë, Putin mbetet “Cari” i Rusisë

Publikuar më: 16/6/2021, ora 13:35
Putin 1024x576

Presidentët e SHBA ndryshojnë, Putin mbetet “Cari” i Rusisë

Publikuar më: 16/6/2021, ora 13:35

Nuk është hera e parë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia organizojnë një samit për të ulur tensionet dhe rikthyer bashkëpunimin. Numërohen takimet të ndryshme mes liderëve në vitet e fundit. Por diçka është konsistente, Vladimir Putin, në drejtim të Rusisë. Shefi aktual i Kremlinit, ka takuar presidentë të ndryshëm amerikanë, herë si kryeministër dhe herë si president që prej vitit 2000.

Qershori duket se është muaji i preferuar për këto evente. Më 4 qershor të vitit 2000, Putin priti në Kremlin për bisedime presidentin e atëhershëm amerikan, Bill Klinton. Më pas në Slloveni ishte samiti me Xhorxh W Bush.

Një dekadë më vonë, në 2011, Presidenti rus u takua me Joe Biden, në atë kohë zëvendëspresident. Dy vite më vonë, në samitin e G8-s në Irlandën e Veriut, Putin bisedoi më presidentin Barack Obama, kryesisht për konfliktin në Siri.

Gjatë presidencës së Donald Trump, u mbajtën dhe dy takime me presidentin rus, një në Japoni dhe tjetri në Finlandë. Pavarësisht diferencave të mëdha në qëndrime, këto takime kanë sjellë zbutje të tensioneve.