Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Sezoni veror: Pesë qendra shëndetësore në plazhet e Vlorës

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 16:29 | Aktualitet
Sezoni veror: Pesë qendra shëndetësore në plazhet e

Në plazhet që mbulon bashkia e Vlorës kanë nisur nga funksionimi qendrat shëndetësore verore. Pesë qendra të tilla, në Zvërnec, plazhi i vjetër, Uji i Ftohtë, Radhimë dhe Orikum, kanë hapur dyert në shërbim të pushuesve nga 12 deri në 24 orë shërbim.

Një mjek dhe një infermier janë në secilën nga këto qendra shëndetësore, të cilat janë të pajisura me medikamentet e nevojshme të ndihmës së parë.

Qendrat shëndetësore verore në plazhet e bashkisë së Vlorës do të vijojnë shërbimin e tyre deri në datën 1 shtator, që është edhe fundi i sezonit veror.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani