Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Situata me pandeminë, Maqedonia e Veriut heq orën policore

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 11:38 | Ballkani
Situata me pandeminë, Maqedonia e Veriut heq orën policore

Nisur nga përmirësimi i situatës me pandeminë, nga sot në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në fuqi masa për heqjen e orës policore.

Qeveria e Maqedonisë, këshilluar dhe nga komiteti i ekspertëve vendosi që të lehtësojë dhe disa nga masat e tjera të vendosura për parandalimin e pandemisë.

Kështu nuk do të ketë më një kufizim prej 100 të ftuarish në dasma, por me kusht që ajo të zhvillohet në ambiente të hapura dhe në zbatim të rregullave anti-covid.

Gjithashtu, do të lejohen dhe koncertet dhe festat në ambientet e hapura, por vetëm me 50% të kapacitetit të objektit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani