Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Teatri në Kushtetuese, Presidenca: Godinën e re ta caktojmë me referendum

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 21:32 | Politikë
Teatri në Kushtetuese, Presidenca: Godinën e re ta caktojmë me

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi në themel padinë e Presidentit për Teatrin Kombëtar. Përfaqësuesi ligjor i Ilir Metës u shpreh se kjo çështje është me interes të madh publik dhe duhet të vendoset me referendum. Qeveria kërkoi pushimin e çështjes nën argumentin se Gjykata Kushtetuese nuk mund të vihet në lëvizje për një pronë shtetërore.

E nisën në mëngjes dhe e mbyllën në mbrëmje. U desh një ditë e tërë që Gjykata Kushtetuese të dëgjonte pretendimet e palëve për të krijuar bindjen nëse aktet zyrtare që çuan në shembjen e teatrit ishin antikushtetues apo jo.

Përfaqësuesit e Presidencës dhe Këshillit të Ministrave, për orë të tëra përplasën qëndrimet për
çështjen e Teatrit Kombëtar. Qeveria parqiti kërkesën konkrete përpara trupës gjykuese, duke u shprehur se Gjykata Kushtetuese nuk duhet të shprehet për këtë padi, pasi është kompetencë e gjykatave të faktit. Elira Kokona tha: “Rrethanat mbi të cilat bazohet kërkesa nuk janë në fakt aspak të denja për një Gjykatë Kushtetuese. Godina e cila për fat të keq jemi mbledhur këtu, nuk është objekt i gjykimit kushteutes, nuk është meritë dhe vlerësim që duhet të harxhojë gjykatësi kushtetues”. 

Përfaqësuesi i Presidencës argumentoi qëndrimin e Ilir Metës se përse Qeveria, Kuvendi dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës ka shkelur Kushtetutën. Sipas tij, çdo projekt për ndërtimin e teatrit duhet të pezullohet dhe këtë çështje duhet ta zgjidhë vetë populli. Bledar Dervishi u shpreh: “Nuk e ka prishur Presidenti teatrin, por ato dy aktet që janë këtu. Çështja e Teatrit është shumë sensitive dhe me interes të lartë publik. Duhet të vendosë populli shqiptar, i cili përmes Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur mbledhjen e firmave për një proces referendar”.

Vendimi duket se do të kërkojë kohë. Presidenca dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i kanë cilësuar dy mbledhjet e para si fitore, por kupën do ta ngreje ai që ka bindur më shumë anëtarët kushtetues.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani