Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“E mori dreqi, jam vetëm 29 vjeç”, zbardhet dialogu mes Eriksen dhe mjekut

Nga A2 CNN
17 Qershor 2021, 18:03 | Futboll
“E mori dreqi, jam vetëm 29 vjeç”, zbardhet dialogu mes

Doktori që ktheu në jetë Christian Eriksen, pasi mesfushori danez pësoi infarkt në zemër në minutën e 42-të të pjesës së parë të ndeshjes ndaj Finlandës, zbuloi se çfarë tha futbollisti i Interit pasi rifitoi vetëdijen.

Doktori gjerman Jens Kleinefeld ishte nga të parët që i shkoi në ndihmë 29-vjeçarit dhe për “Fox Sports” zbuloi dialogun mes tij dhe lojtarit.

“Rreth 30 sekonda pas ndërhyrjes sonë, lojtari hapi sytë. Ishte moment emocionues, pasi në jetën e përditshme, raste të tilla rrallë përfundojnë me sukses. Unë e pyeta nëse u kthye mes nesh. Dhe ai më tha: “Po, u ktheva. E mori dreqi, jam vetëm 29 vjeç”. Ky ishte dialogu që patëm”, tregon mjeku.

Të rejat më të fundit për shëndetin e Christian Eriksen thonë se futbollisti do të operohet. Mesfushorit të Interit dhe Danimarkës do t’i vendoset një defibrilator kardiak automatik. Lajmi u dha nga Federata Daneze e Futbollit përmes një komunikate zyrtare për shtyp. “Ky është një implant i detyrueshëm pas arrestit kardiak që 29-vjeçari pësoi si pasojë e aritmisë”, shkruhet mes të tjerash. Christian ka kërkuar këshillime nga shumë specialistë kombëtare dhe ndërkombëtarë dhe të gjithë i kanë sugjeruar këtë gjë”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani